Vrasja e 40-vjeçarit në Vlorë, gjendet një makinë e djegur
Pak minuta pas vrasjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet se u përket autorëve të krimit. Dyshohet se ata i kanê vënë flakën makinës për të humbur gjurmët.
Makina e djegur është tip “Toyota”, ndërkohë që pranë tij është gjetur një armë tip “Sharc”.
40-vjeçari i ekzekutuar në mes të Vlorës është Gentian Qarri, i cili ka qenë i dënuar me burg për 15 vite në Itali. Pas dënimit të kryer në Itali, ai ishte kthyer në Vlorë, ku punonte si hidraulik.
Sorry, the comment form is closed at this time.