Vrasja e 25-vjeçarit nga polici/ Takim urgjent në Prokurori mes SHÇBA dhe strukturave të tjera
Drejtori i SHÇBA-së dhe strukturat e tjera hetimore, po zhvillojnë një takim urgjent në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Tiranë, për ngjarjen ku mbeti i vrarë 25-vjeçari Klodian Rasha në zonën e Laprakës dy ditë më parë.
Strukturat e sipërpërmendura po analizojnë ngjarjen me detaje në funksion të hetimit të çështjes.
Mësohet gjithashtu se Prokuroria ka dërguar në Gjykatë kërkesën për caktim masë sigurimi personal “Arrest në Burg” për të dyshuarin Nevaldo Hajdaraj, efektivin e forcave “Shqiponja”, i cili qëlloi me armë drejt Klodian Rashës, i cili nuk i ishte bindur urdhërit për të ndaluar.
Polici është aktualisht i ndaluar dhe akuzohet për “Vrasje në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme”.
Sorry, the comment form is closed at this time.