U qëllua me breshëri automatiku, kush është 51-vjeçari që u vra sot
Anton Keli, 51-vjeçari që u vra me armë zjarri pasditen e sotme në Rrëshen, është nipi i Preng (Tonin) Gjinit. Ai u plagos rreth orës 17:40 dhe ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda.
Makinës ku po udhëtone Preng Gjini iu vendos tritol me datë 15 shtator, por fatmirësisht arriti të shpëtonte dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, teksa e kaloi rrezikun për jetën.
Pista kryesore ishte hakmarrja për prishjen e pazareve të drogës, që deri tani ka sjellë disa viktima mes dy fiseve në Mirditë.
Sorry, the comment form is closed at this time.