U përplasën me makinë në Bathore, 19-vjeçarja rrëqeth me fjalët për motrën që ndërroi jetë (foto)
Dy vajza të reja u aksidentuan mbrëmjen e djeshme në Bathore, teksa mjeti i tyre tip “Smart” u përplas me një makinë tjetër. Ndonëse u dërguan me urgjëncë në spital, vetëm 19-vjeçarja Deni Doku, e cila drejtonte mjetin, arriti t’i mbijetonte aksidentit.
Ndërsa vajza tjetër që udhëtonte me të, Alida, vetëm 22 vjeç, ka ndërruar jetë.
Teksa poston në Instagram disa foto me Alidën, 19-vjeçarja Deni Doku rrëqeth me fjalët që ia dedikon motrës së saj.
“Nuk e di nga t’ja nis dhe si t’flas për këtë person kaq të rëndesishëm për mua. Motra ime, nuk e pranoj dot humbjen tënde . Me duket sikur po më pret në shtëpi, ashtu siç më prisje ti gjithmonê! Alida, ti je pranë meje. Ti do jesh gjithmonë pjesë e shpirtit tim, pjesë e zemrës time e trupit tim. Je e pandashme, Je pranë meje… U prehsh ne paqe shpirt i bardhë 😭😭 Lulja më e bukur e parajsës”, shkruan ndër të tjera 19-vjeçarja.

Vajzat e aksidentuara, ku tragjikisht njëra prej tyre (majtas) humbi jetën

Sorry, the comment form is closed at this time.