U konfliktua me policët e patrullës, pranga përgjegjësit të “Yllyrian Guard”

Ndalohet nga Policia e Shtetit Besim Mici, përgjegjës i “Illyrian Guard” (Policia Private Shtetërore), i vendosur pranë Spitalit COVID2 (“Shefqet Ndroqi”).

Sipas mediave informative, arrestimi i tij ka ndodhur mesditën e të dielës, pranë ambienteve të spitalit.

Mici është përplasur me efektivë të Policisë së Shtetit që kanë shkuar për verifikime në ambientet e spitalit. Sipas informacioneve, ai ka kundërshtuar hyrjen e policëve të Patrullës në spital dhe efektivët kanë bërë prangosjen e tij.

Ai tashmë ndodhet i ndaluar në ambientet e komisariatit numër 1., të policisë në Tiranë.

Për ndalimin nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit, ndërkohë që ky është një rast i paprecedentë, ku përplasja ndodh mes dy policive.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.