U gjet i mbytur në breg të detit në Kavajë, identifikohet viktima (EMRI)
Policia ka identifikuar 61-vjeçarin i cili u gjet i mbytur ditën e djeshme në fshatin Greth të Madh në Kavajë. Ai është identifikuar si Ameli Softa nga Berati dhe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga grykëderdhja e lumit Shkumbin për shkak të shirave dhe përmbytjeve.
Softa me banim në Berat kishte humbur kontaktet që më datën 7 shkurt me gjithë të afërmit, teksa dje u gjet pa shenja jete dhe pa shenja dhune në trup.
Sorry, the comment form is closed at this time.