U aksidentua nga porta elektrike, vdes punonjësi i një fabrike peshku në Shkodër

Një punonjës 43-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës së tij në një fabrikë peshku, në fshatin Shelqet të Bashkisë Vau Dejës.

Sipas informacioneve nga policia, 43-vjeçari Ilirjan Doçi është aksidentuar në punë nga një portë elektronike e Fabrikës së peshkut.

Mësohet se punonjësi është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur që të mbijetojë dot.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.