TRAGJIKE/ Djali 7-vjeçar vret babain e tij, efektiv i FNSH-së
Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është vrarë me armë zjarri nga djali i tij 7 vjeçar. Qitja është bërë nga arma e efektivit që mbeti i vrarë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:00 të ditës së sotme dhe ka ndodhur në një lokal ku efektivi po luante në bilardo. Në këtë moment, fëmija ka përfituar nga shpërqendrimi i të atit, duke marrë armën dhe duke e qëlluar me një plumb të vetëm. Plumbi ka qenë fatal për efektivin. Vrasja konsiderohet aksidentale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.
Sorry, the comment form is closed at this time.