Ulqin/ I mituri nga Prizreni mbytet në plazh
Një djalë 12-vjeçar nga Prizreni është mbytur të mërkurën në plazhin e Velikës në Ulqin, raporton “Vijesti”.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, por është publikuar sot nga mediat e Malit të Zi.
Pas mbërritjes në vendngjarje, ekipi mjekësor i urgjencës ka tentuar reanimimin, por pa rezultat.
Rasti i është referuar Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, e cila ka urdhëruar kryerjen e autopsisë.
Nga autopsia rezultoi se i mitur ishte mbytur.
Sipas “Vijesti”, djali ndodhej në plazh me vëllain e tij, i cili nuk e kishte vënë re se ai po mbytej.
Ai është nxjerrë në breg nga një turist nga Kosova, i cili ka vënë re se fëmija po pluskonte në cekëtinë.
Ekipet e shpëtimit kanë tentuar edhe reanimacionin para mbërritjes së ambulancës, por pa sukses.
Sorry, the comment form is closed at this time.