Trafik droge në Gjermani-Zvicër, prokuroria e Tiranës nën hetim dy bashkëpunëtorët shqiptarë

Prokuroria e Tiranës merr nën hetim dy persona, të cilësuar bashkëpunëtor të një rrjeti të trafikut të drogës në Gjermani e Zvicër.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për një grup trafiku të dënuar në Zvicër, ndërsa nga hetimi i autoriteteve zvicerane dhe gjermane kanë rezultuar dhe dy shqiptarë të përfshirë, njëri prej të cilëve zyrtar shtetëror.

Nga të dhënat paraprake mësohet se përmes një letërporosie është nisur hetim për bashkëpunëtorë këtu nga ana e Prokurorisë së Tiranës. Zyrtari shqiptar dyshohet se rekrutonte persona në rrjetin e trafikut./ BW

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.