Tiranë, policia rrugore aksion kundër parkimeve të gabuara

Policia e kryeqytetit njofton se po vijon kontrollet e territorit me fokus parkimet e gabuara që bëhen pengesë për lëvizjen në qytet si dhe ndëshkimin e mjeteve që manifestojnë sjellje agresive në rrugë.

Në funksion të kontrolleve policia ka konstatuar dhe arrestuar 5 drejtues automjetesh të cilët janë verifikuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Polica ka proceduar për gara shpejtësie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara 17 drejtues mjetesh.

Proceduar për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve 7 drejtues automjetesh sportive.

Proceduar 14 drejtues mjetesh për errësim të xhamit parapritës.

Proceduar 146 drejtues mjetesh për përdorim te aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

Proceduar 1123 automjete të ndryshme për qëndrim dhe pushim në kundërshtim sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.

 Proceduar për qarkullim në korsitë e rezervuara për shërbimin publik 82 automjete.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.