Tiranë, në pranga 9 shtetas, procedohen penalisht 8 të tjerë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit Sh. T., 27 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi nëpërmjet falsifikimit të faturave bankare ka blerë aparate celulare iPhone 12 Pro Max dhe iPhone 13 Pro Max, në dy subjekte tregtare.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

–  A. D., 47 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe gjatë shoqërimit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë. Gjatë kontrollit të banesës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dokument i falsifikuar me mbishkrimin “Policia”, me gjeneralitetet e tij;

– R. Sh., 27 vjeç, me detyrë përgjegjës për sigurinë teknike në një firmë private, si dhe proceduan penalisht shtetasin L. E., 40 vjeç, me detyrë administrator i firmës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në firmën ku këta shtetas punojnë, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi A. G., 30 vjeç, punëtor;

– G. Xh., 28 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, pasi në telefonin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur programe që përdoren për vendosjen e lotove sportive.

—-

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ekzekutimin e vendimit për ndalimin e shtetasit M. Q., 45 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me dy muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– D. M., 54 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I. S., 56 vjeç;

– K. M., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi;

– E. N., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

– S. P., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

—-

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit:

– E. H., 17 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;

– B. M., 33 vjeç; Sh. H., 47 vjeç dhe A. M., 36 vjeç, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Ndotja e ajrit” kryer në bashkëpunim. Punohet për kapjen e tyre.

– J. M., 60 vjeç dhe V. D., 26 vjeç, për veprën penale “Kanosja”;

– I. X., 38 vjeçe, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.