Tepelenë, improvizoi vjedhjen e një shume parash, vihet në pranga 32-vjeçari

Gjatë kontrollit në banesë, Policia i gjeti dhe i sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu që e mbante pa leje.

Procedohet penalisht edhe babai i tij.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë, menjëherë pas njoftimit të marrë mbrëmjen e datës 27.11.2021, nga shtetasi S. M., se disa persona i kishin hyrë në banesë dhe i kishin marrë 200.000 lekë, kanë organizuar punën në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Si rezultat i punës hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe rezultoi se shtetasi S. M. ka bërë njoftim të rremë, duke improvizuar ngjarjen e grabitjes së shumës së parave

Po nga hetimet rezultoi se ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 300 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu që e mbante pa leje.

Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht edhe shtetasi A. M., babai i shtetasit S. M.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.