Tentohet grabitja e një banese në Kavajë, lëndohen dy persona
Një tentativë vjedhje ka çuar në plagosjen e dy prej familjarëve të banesës që ishte pikasur të grabitej.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në fshatin Karpen të Kavajës.
Dyshohet se tre persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit B. G., 70 vjeç, por janë diktuar dhe kanë hasur në rezistencën e familjarëve.
Për pasojë është lënduar shtetasi A. G, 13 vjeç dhe shtetasja R. G., 47 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, por jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se autorët nuk kanë mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtēsi.
Shërbimet e policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa po bëjnë edhe krehjen e zonës, në përpjekje për të kapur grabitësit.
Sorry, the comment form is closed at this time.