Vrasje në Vaun e Dejës

Një plagosje me armë zjarri, që më pas përfundoi me humbje jete, ndodhi sonte në Vaun e Dejës.

Mësohet se viktima është Pjetër Kola nga Lezha.

Fillimisht i plagosur, Kola, rreth 40 vjeç, u dërgua në spitalin rajonal dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Për fat të keq, i plagosuri nuk ia doli mbanë.

Policia tha se po kryen veprime për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.  

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.