Të mbështjella me natriban dhe të ndara në çanta, sekuestrohen…
Policia e Sarandës ka sekuestruar një sasi prej 140 kg kanabis sativa, e ndarë në pako nëpër katër çanta.
Mësohet se sasia e drogës është gjetur në një zonë të pyllëzuar, në afërsi të një përroi, në vendin e quajtur “Koçekët” të fshatit Sopik, rreth 100 metra nga rruga kombëtate që lidh fshatin Livadhja me Bashkinë e Konispolit.
Sasia ishte braktisur nga trafikantët, ndërkohë policia tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Sorry, the comment form is closed at this time.