Talebanët përdhunojnë homoseksualin/ Aktivistja: Ata nuk kanë ndryshuar
Një burrë homoseksual është përdhunuar dhe rrahur nga talebanët.
Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është joshur nga dy luftëtarë talebanë, që i premtuan se do e bënin mik dhe do e largonin të sigurt nga Kabuli.
Por nuk rezultoi kështu.
Ata nisën ta përdhunonin burrin e ta rrihnin, duke e lënë të gjallë, por të traumatizuar nga ajo që ndodhi, shkruan ”Daily Mail”.
Talebanët këto skena i kanë të zakonshme. Ata akuzohen se kanë marrë me forcë vajzat 12-vjeçare për t’i mbajtur si skllave seksi. Lajmi i përdhunimit është zbuluar nga një aktiviste afgane, e cila është shprehur:
“Ata gënjejnë. Talibanët nuk kanë ndryshuar, sepse ideologjia e tyre nuk ka ndryshuar. Miqtë e mi në Afganistan janë të frikësuar, ata nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me ta në të ardhmen, kështu që ata thjesht po përpiqen të fshihen”.
Sorry, the comment form is closed at this time.