Stresi flet nga Kosova: Me makinën e varrimeve munda të dal nga Tirana

Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit “Stresi”, ka treguar se si është arratisur nga Tirana në drejtim të Kosovës, falë një makine që përdoret për varreza. Reperi tha se ishte një mik i tij, i cili disponon këtë lloj mjeti ai që e ka ndihmuar të largohej nga Shqipëria, pasi u shpall në kërkim nga policia e Tiranës, për arsye se ishte pjesmarrës në protestën që u zhvillua për vrasjen e Klodian Rashës.
“Mora një shok të timin që punon me makinat e varrimeve, vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës”, ka treguar reperi duke falenderuar gjithë miqtë që e ndihmuan të shkonte drejt Kosovës.
Reperi ka thënë se në protestë nuk ishin personalisht për ministrin Lleshaj që dha dorëheqjen, por për institucionet dhe kabinetin e Rilindjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.