SPANJË/ Identifikohet shqiptari i ekzekutuar në sy të bashkëshortes

D. Bregu, nga Lushnja, 42 vjeç, është identiteti i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë. Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh dhe, sipas mediave spanjolle, shqiptari është vrarë në restorantin ‘The Orange Tree’ në El Albir, teksa po darkonte me bashkëshorten e tij.

Bregu është qëlluar me 5 plumba në trup nga një person ende i paidentifikuar. Pista kryesore e hetimit është larja e hesapeve, por ende nuk ka diçka konkrete që e inkriminon shqiptarin.

Persona dëshmitarë të ngjarjes i treguan policisë detaje nga krimi dhe autori i vrasjes. Sipas tyre, autori i vrasjes ishte një burrë, me fytyrën të mbuluar me një kapuç. Autori i është afruar tavolinës ku po darkonte 42-vjeçari dhe e ka qëlluar disa herë me armë zjarri, për t’u larguar më pas nga vendngjarja.

Shqiptari u dërgua menjëherë në spital për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, por nuk arriti t’u mbijetojë dot plagëve të marra.

Mediat spanjolle shkruajnë se, ky sulm vjen vetëm disa ditë pasi anëtarët e një grupi mafioz rus u vunë nën prangat e policisë për pastrim parash.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.