“Përgjimet”, sekuestrohen 59 kompani, 45 mjete dhe 77 llogari rrjedhëse

Përgjimet e fundit dhe hetimet e prokurorisë se Katanzaros për klanin mafioz “Ndragheta” bënë bujë edhe në vendin tonë, pasi dolën dhe u përmendën edhe emra të politikanëve dhe zyrtarëve shqiptarë.

Në dosjet voluminoze flitet dhe për favorizime për investime në Shqipëri, janë legjitimuar edhe nga Gjykata Katanzaros.

Krahas hetimit penal, gjykata ka vendosur sekuestrimin e 59 kompanive, 45 mjete nga të cilat 29 makina, 77 llogari rrjedhëse, 24 karta krediti rimbushëse, 1 lingotë ari, 1 orë “Rolex” dhe një skaf të tipit “Invictus”.

Autoritetet italiane kanë verifikuar 1800 llogari bankare, ku janë xhiruar 250 milionë euro.

Për të njëjtën çështje SPAK vendosi të nisë hetimet në Shqipëri. Kjo u konfirmua nga takimi që drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja pati në Itali me  kreu e antimafias Italiane Federico Cafiero de Raho. Hetuesve të SPAK do t’u vihen në dispozicion dosjet e plota ku përfshihen dhe shqiptarët.

Sipas marrëveshjes mes SPAK dhe Antimafias italiane nuk ka nevojë për letërporosi për marrjen e dokumentacionit.

Nga bisedat e përgjuara del se mafia italiane kishte dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera për ngritje biznesesh, nëpërmjet të cilave do të bëhej dhe pastrami i parave.

Përgjimet shkaktuan zhurmë të madhe në vend si nga ana e opozitës dhe nga maxhoranca, por të dy prokuroritë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm, ndërsa çështja tani ka marrë drejtim dhe me nisjen e hetimit kryesisht nga ana e SPAK.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.