Skema si iu ul dënimi ‘Torit të Xhihanes’

“I forti” i Vlorës, Viktor Ymeraj, ose siç njihet në botën e krimit ‘Tori i Xhihanes’, është një nga të burgosurit në Fier, i cili ka përfituar ulje dënimi nga skema e Komisionit Disiplinor.

18 punonjës të Burgut të Fierit falsifikuan vulat e dokumentet për të bërë ulje dënimi të 19 të burgosurve me rrezikshmëri të lartë, mes tyre dhe Ymeraj.

Këtij të fundit dosja u mbush me orë punë fiktive.

Përgjegjësi i Sektorit Ligjor Gerald Nonaj, përgjegjësi i Sektorit Social Eris Isufaj, përgjegjësi i Sektorit të Sigurisë Bashkim Meçi, specialistja e Sektorit Social Jonda Qato dhe specialisti i regjimit të brendshëm Neritan Xhaferri bashkëpunuan me njëri-tjetrin për të favorizuar “të fortin” e Vlorës.

Ymeraj ishte dënuar për dy vrasje të kryera më 1999, si anëtar i bandës së Gaxhait.

“I dënuari Viktor Shefqet Ymeraj, në rubrikën me amnisti është pasqyruar se ka përfituar 1 vit ulje dënimi në bazë të ligjit nr.22/2014, nënshkruar vetëm më firmë dhe nuk ka asnjë akt të administruar në dosjen penale të këtij të dënuari. Kjo amnisti është njohur nga ana IEVP Fier, në kundërshtim me kriteret ligjore, pasi në kohën që është dhënë, ky i dënuar nuk ka qenë në Republikën e Shqipërise,” shkruhet në dosjen e tij.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.