Shpërthen bombola e gazit, merr flakë makina në Durrës

Një automjet ka shpërthyer në flakë në qytetin e Durrësit, pas një defekti teknik në bombolën e gazit.

Automjeti tip “Cadillac” ishte modifikuar me impiant gazi, dhe për shkaqe aksidentale ka shpërthyer bombola dhe makina ka marrë flakë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.13 rreth orës 19:45. Drejtuesi i mjetit, A.A. për fat të mirë ka mundur të shpëtojë.

Nga ngjarja ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.