Shpërndante kanabis në një lagje të Lezhës, pranga 40-vjeçarit

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike me doza.

Ndërkaq, drejtuesi i mjetit ku u gjetën dozat me cannabis sativa u arrestua.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas që  qarkullonte me automjet, shpërndante lëndë narkotike në doza, në lagjen “Gurra”, Lezhë,  shërbimet e policisë lokale kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin B. Z., në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasit B. Z., 40 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.