Shpërdoruan detyrën/ Gjykata lë në burg 5 punonjës policie, pezullohen 2 të tjerë

Shtatë efektivë të Komisariati të Maliqit janë shoqëruar këtë të premte nga ShÇBA.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për pesë punonjës policie, ndërsa për dy efektivë të tjerë është dhënë masa pezullim nga detyra.

Policët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke favorizuar subjekte të ndryshme në prerje të paligjshme të pyjeve.

Janë arrestuar Marius Kapllanaj, Fillon Kazaferi, Ylli Damo, Ardian Shepllo dhe Adrian Cekici. Janë pezulluar nga detyra Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.