Gjendet e pajetë një 47-vjeçare. Policia: Dyshohet të jetë dhunuar

Një 47-vjeçare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj, në fshatin Bajzë në Malësinë e Madhe.

Sipas informacionit paraprak të policisë, në trupin e saj janë konstatuar shenja dhune dhe, për pasojë, mund të ketë humbur jetën.

47-vjeçarja me inicialet V.G. u gjet e pajetë në banesë nga familjarët e saj, të cilët lajmëruan policinë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se, ndaj shtetases V. G. mund të jetë ushtruar dhunë me pasojë vdekjen e saj.
 
Trupi është dërguar në Morgun e Spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.