Shkaktoi aksident në gjendje të dehur, bie në pranga 60-vjeçari
Shoferi 60-vjeçar që shkaktoi aksident rrugor me tre të plagosur ditën e djeshme, pasi ishte i dehur, është arrestuar nga policia në Vlorë.
60-vjeçari me inicialet K.C., u përfshi në aksident me një automjet, duke lënë të plagosur lehtë tre persona, drejtuesin e automjetit tjetër si dhe dy pasagjerët, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Ai akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Po ashtu, një tjetër shofer 30-vjeçar ra në prangat e policisë së Vlorës, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjende të dehur.
Sorry, the comment form is closed at this time.