Sherr në Vlorë, qëllohet me armë zjarri. Policia jep detajet e para
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake nga policia e qytetit bregdetar, rezulton se:
Më datë 11.12.2020, rreth orës 18:35, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pas një konflikti të çastit, dyshohet se është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Polici disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sorry, the comment form is closed at this time.