Sërish protestë/ “Blindohet” Ministria e Brendshme, policët pajisen më maska kundërgaz
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plas masash në kuadër të protestës për vrasjen e Klodian Rashës, për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Ditën e sotme, policët janë pajisur me maska kundër gazit, ndërkohë që Ministria e Brendshme është ‘blinduar’ me një mur hekuri ndarës, pasi aty do të nisë protesta.
Policia i ka bërë thirrje mediave që të largohen nga perimetri që cilësohet si i rrezikshëm, nëse përshkallëzohet situata siç ndodhi dhe dje, ku protestuesit u sulën me zemërim ndaj institucionit të Ministrisë së Brendshme, si dhe qëlluan me gurë drejt Kryeministrisë dhe Bashkisë së Tiranës.
Sorry, the comment form is closed at this time.