“Rrezik për provat”/ Apeli ashpërson masën për gjyqtaren, burrë e grua “kyçen” në shtëpi
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë, duke i rikthyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” për gjyqtaren Mimoza Margjeka.
Dy javë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë caktoi masën “detyrim paraqitje” për Margjekën, por Apeli vendosi sot ta lërë ish-gjyqtaren e Korçës në “arrest shtëpie”.
E njëjta masë është dhënë edhe për bashkëshortin e saj, Arben Cara.
Kthimin e gjyqtares në “arrest shtëpie” e kërkoi prokuroria me argumentin se ka autorizim për të çuar dhe për të marrë fëmijën nga kopshti, dhe për këtë arsye nuk ka përse të ndryshohet masa, pasi, po sipas organit të akuzës “përbën rrezik për provat”.
Sipas prokurorisë, Mimoza Margjeka përmes bashkëshortit të saj ka marrë 6000 euro për të liruar nga burgu një të arrestuar për trafik klandestinësh.
Sorry, the comment form is closed at this time.