Rrëfimi i policit që vrau të riun: M’u duk sikur më kërcënoi me armë dhe…

Në dëshminë e tij, efektivi i policisë që qëlloi mbi 25-vjeçarin Klodjan Rasha është shprehur se iu duk sikur ky i fundit e kërcënoi me armë dhe prandaj veproi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01: 45 në rrugën ‘Dritan Hoxha’ në Laprakë. News 24 ka publikuar dëshminë e policit, ndërsa ai pohoi se kishte menduar se i riu e kishte kërcënuar me armë dhe ndaj kishte vepruar.

“Isha turni i 3 ne pune. Pas instruktazhit ne komisariat kam nisur patrullimin ne zone për te pare zbatimin e ligjit dhe të masave të vendosura nga Komiteti Teknik. Kam konstatuar në unaze një dalë të ri që sapo na pa u largua me vrap në mënyre të dyshimte. Kam njoftuar sallën dhe i jam vënë në ndjekje ku herë pas here i kam bëre thirrje të ndalojë. I kërkova ta ndalojë për ta pyetur për arsyen e daljes por ai nuk u bind. Here pas here kthehej dhe m’u duk sikur më kërcënoi me armë dhe veprova”, tha polici.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.