Rrahin pronarin e servisit, shpallen në kërkim dy vëllezër
Policia e Bulqizës bën të ditur se janë shpallur në kërkim dy vëllezër, njëri prej të cilëve jeton në Durrës e tjetri në Bulqizë, pasi kanë goditur me sende të forta pronarin e një servisi.
Ngjarja ka ndodhur në pronën e këtij të fundit. Ndaj dy vëllezërve rëndojnë akuzat e plagosjes së lehtë me dashje të kryer në bashkëpunim.
NJOFTIMI
Goditën me sende të forta një shtetas, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy autorët (vëllezër).
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u shpallën në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve :
I. XH., 49 vjeç, banues në Durrës; M. Xh., 38 vjeç, banues në Bulqizë (vëllezër).
Këta shtetas me datë 03.02.2021, pas një konfliktit për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta në ambientet e servisit të tij, shtetasin B. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Nga shërbimet e Policisë vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje,” kryer në bashkëpunim”.
Sorry, the comment form is closed at this time.