Aksidenti/ Reagon kryeministri kroat: Mbështesim autoritetet e Kosovës

Këtë të diel, një aksident me 10 viktima dhe mbi 30 të lënduar, është shënuar në Brod të Kroacisë.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ka reaguar për aksidentin fatal.

Përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”, ai u shpreh ngushëllime familjave të viktimave.

“Ne jemi me familjet e viktimave dhe jemi në mbështetje të autoriteteve të Kosovës”, është shprehur ai duke shtuar se ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Mbrojtjes Civile janë në “Slovanski Brod” për të ofruar kujdes shëndetësor për të plagosurit.

“Me trishtim të madh morën lajmin për aksidentit e një autobusi në “Slavonski Brod” ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen. Për shkak të aksidentit të tmerrshëm, unë fola me ministrin e Brendshëm, Davor Bozinovic dhe ministrin e Shëndetësisë, Vilija Beros. Ministri Beroš dhe drejtori i Mbrojtjes Civile Trut u drejtuan për në Slavonski Brod për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor pasagjerëve të plagosur”, ka shkruar ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.