Rama flet sërish për ‘fatin’ e Ervis Martinajt

Kryeministri Edi Rama tha sot se arsyeja kryesore pse u shkarkua Gledis Nano ishte sepse policia, gjatë drejtimit të tij, nuk kishte asnjë përgjigje se ç’po ndodhte me fatin e një prej personazheve më të njohur në botën e krimit, Ervis Martinaj.

“Ku është Ervis Martinaj? E theksova, se kjo ishte ndoshta dhe arsyeja kryesore që ne e pamë të udhës që t’i kërkojmë një hap pas. Sepse është e papranueshme që vendi të jetojë në një ‘Big Brother’ të kronikës së zezë, me spekulantë që hedhin versione dhe me median që e ushqen këtë telenovelë. Shpresoj dhe besoj që shumë shpejt që policia duhet të dalë me versionin zyrtar. Policia ka shumë më tepër se ç’kanë të tjerët. Por duhet të ketë qartësi kur bën komunikim zyrtar”, tha Rama.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.