Pse lejohet ushqimi në spitale nga familjarët? Shpjegohet Manastirliu

A kanë ushqim spitalet, ndërkohë që janë familjarët e pacientëve që i sjellin ato?

Sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shërbimi i ushqimit për pacientët ekziston, por është lejuar të sjellin ushqim familjarët, si një mënyrë për t’u qëndruar afër pacientëve.

“Të gjitha spitalet në vendin tonë ofrojnë ushqim. Një pjesë e spitaleve ofrohen përmes shërbimit katering, përmes një kontrate, ashtu sikurse ofron dhe spitali ‘Shefqet Ndroqi’. Janë një pjesë e spitaleve të tjera që e kryejnë këtë shërbim përmes kuzhinave spitalore. Sa i përket ‘Shefqet Ndroqit’, por dhe Spitalit Infektiv, ka qenë vendimmarrje e vetë strukturave të spitaleve për të patur një kanal të komunikimit me familjarët dhe në aspektet e ushqimit apo ndërresave. Rregulli është të mos lejohen ushqime nga jashtë. Në spitale ti trajtohesh në dieta të përcaktuara kalorike dhe nuk lejohet që një pacient me sëmundjen e diabetit të marrë kalori të tepërta, që me terapinë e mjekimit të krijojë problematika të tjera shëndetësore. Ka qenë një mënyrë për t’i qëndruar afër familjarit, duke i shërbyer dhe përmes sjelljes së ushqimeve, por jo se spitali apo shteti nuk e garanton. Ka qenë kërkesë e familjarëve dhe është pranuar nga stafet e spitaleve. Çfarë ka ndodhur na ka bërë të reflektojmë”, shpjegoi ajo.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.