Protestuan kundër HEC-it të Skavicës, gjobiten me nga 5 mln lekë organizatorët e tubimit

Policia e Dibrës bën të ditur se janë gjobitur me nga 5 milionë leke të reja organizatorët e protestës kundër HEC-it të Skavicës.

Sipas burimeve zyrtare policia u bëri thirrje të shpërndaheshin pasi ishin në kundërshtim me masat anti-COVID. Kujtojmë se një ndër masat shtrënguese është ndalimi i protestave, tubimeve dhe aktiviteteve të tjera apo grumbullimi i më shumë se 10 personave.

NJOFTIMI I PLOTE

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, gjobiten me nga 5 milion lekë të reja organizatorët e tubimit.

Me datë 01.12.2020, në vendin e quajtur “Kodra e Bitrit”, njësia Administrative Fushë-Çidhën, Dibër, shtetasi A.H, President i Shoqatës Drini i Zi, dhe shtetasi N. D, Kryetar i Shoqatës Drini i Zi, kanë organizuar një grumbullim me rreth 40 persona, për të protestuar kundër ndërtimit të Hec-Skavica. Gjatë zhvillimit të tubimit, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anticovid.

Në zbatim të Aktit Normativ nr 3, datë 15.03.2020, neni 3, pika 1, shërbimet e Policisë kanë vendosur dy masa administrative përkatëse (gjobë) për dy organizatorët e tubimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat parandaluese anticovid dhe iu bën thirrje të mos organizojnë tubime dhe grumbullime duke shkelur protokollet e sigurisë në dëm të shëndetit të qytetarëve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.