Protestat në Korçë e Bulqizë, procedohen penalisht 16 persona. Çfarë ndodh në Tiranë
Shtatë persona janë proceduar penalisht në Bulqizë për protestën e organizuar një ditë më parë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.
Sipas burimeve zyrtare të arrestuarit janë banues në Durrës e Bulqizë.
Ndërkohë që edhe në Korçë policia njofton se janë proceduar 16 persona për akuzat e protestës në mënyrë të paligjshme dhe mosbindje të urdhrit të policisë.
Ndërkaq, në Tiranë mësohet se aktualisht janë shoqëruar 12 persona por nuk ka ende njoftim zyrtar.
NJOFTIMI I PLOTE I DIBRES
Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, dhe nuk i’u bindën urdhërit të punonjësve të policisë, procedohen penalisht 7 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në përfundim të veprimeve të kryera, në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, përpara godinës së Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
A. T., 24 vjeç; D. C., 22 vjeç; D. Gj., 24 vjeç; E. B., 20 vjeç; O. D., 20 vjeç; P. T., 48 vjeç; A. SH., 20 vjeç; banues në Durrës e Bulqizë.
Shtetasit e lartpërmendur, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk janë bindur urdhërave të punonjësve të policisë për tu shpërndarë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.
Sorry, the comment form is closed at this time.