Protesta në Tiranë/ Mbi 100 të shoqëruar në komisariatet e kryeqytetit

Teksa dje u regjistrua dita e tretë e protestës kundër vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv, policia ka kryer shumë shoqërime.
Në drejtorinë e Policisë Tiranë dhe komisariatet nr.1 dhe nr.2 gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme janë shoqëruar shumë persona nga te cilët disa pas verifikimeve u lanë të lirë ndërsa me shume se 100 vijojnë të mbahen të shoqëruar.
Për të përballuar këtë fluks policia e Tiranës i ka dërguar drejt drejtorisë se Policisë Elbasan të shoqëruarit e tjerë që dyshohen për vepra të tjera penale.

Protestat u zhvilluan në disa zona në Tirane, ku ka pasur perplasje të forta mes policisë dhe qytetarëve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.