“Pronarët e parcelave ishin maskuar si policë”, zbardhet dëshmia e grave të arrestuara në Vlorë
Në seancën e kësaj të mërkurë në Gjykatë, janë lënë në burg 27 persona të arrestuar në Vlorë në kuadër të një operacioni antidroge.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se se nga përgjimet e bëra në lidhje me këtë ngjarje rezultojnë se dy nga femrat që kanë qenë prezente dhe që u njohën me masën e sigurisë, kanë dhënë dëshminë e tyre.
Ato kanë konfirmuar se kanë parë disa persona që kanë qenë të veshur si policë me rroba të errëta dhe janë fshehur.
“Vrapuan kot, nuk ishin policë por ishin të zotët e parcelave”, kanë thënë ato.
Sipas hetimit paraprak rezulton se gratë kanë punuar për pastrimin e 48 kg lëndë narkotike kanabis sativa të sekuestruar gjatë operacionit policor ”Çepraku” , ku u ndaluan dy persona, si dhe u sekuestruan veç lëndës narkotike, edhe një pistoletë dhe dy armë gjahu.
Sorry, the comment form is closed at this time.