Probleme shëndetësore në timon, përplaset me murin dhe ndërron jetë 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike këtë paradite. Ai ka qenë duke drejtuar mjetin e tij në momentin kur dyshohet se ka pësuar probleme shëndetësore dhe ka humbur kontrollin e makinës.

Më pas ai është përplasur me një mur në anë të rrugës e si rrjedhojë ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Plug të Lushnjes.

NJOFTIM

Sot rreth orës 09:40, në fshatin Plug, Lushnjë, shtetasi N. R., 53 vjeç, banues në Plug, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në anë të rrugës dhe ka ndërruar jetë.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.