Policia aksion, në Tiranë. Arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi po transportonin emigrantë të huaj nga Tirana drejt Kukësit, me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të BE.

Në pranga janë vënë K. T., 26 vjeç, banues në Elbasan dhe V. M., 23 vjeç.

Ndërkohë, u shpall në kërkim policor shtetasi A. Q., 29 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

“Finalizohet operacioni policor CRAFTER 2 për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. 

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Trafiqeve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacion policor të koduar CRAFTER 2, në kuadër të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

K. T., 26 vjeç, banues në Elbasan dhe V. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke tentuar të transportojnë me mjetet e tyre përkatëse, kundrejt shpërblimit monetar, 35 shtetas emigrantë të paligjshëm, nga Tirana drejt qytetit të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Evropian.  

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim policor shtetasi A. Q., 29 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim. Policia aksion në Tiranë, arrestohen dy persona”, njofton policia.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.