Pogradec, gjendet i pajetë në shtëpinë e tij një shtetas amerikan
Policia e Korçës bëri të ditur se, një 62-vjeçar amerikan është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij, ndërsa dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.
Pogradec/ Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm në fshatin Tushemisht, Pogradec, në banesën e tij është gjetur pa shenja jete shtetasi amerikan N. H., 62 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale, pasi ka patur probleme shëndetësore të mëparshme.
Po punohet për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Sorry, the comment form is closed at this time.