Plagosja e dyfishtë/ Kush është turisti që mori plumb aksidentalisht

Identifikohet kalimtari i rastit që mbeti i plagosur gjatë natës, në Sarandë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar.

Përveç shënjestrës, biznesmenit Spiro Iljadhi, mësohet se i plagosur mbeti dhe turisti Mario Jani, i cili po kalonte në rrugë.

33-vjeçari, shqiptaro-amerikan, mësohet se kishte ardhur në Sarandë për të kaluar pushimet, por fatkeqësisht u gjend në kohën dhe vendin e gabuar.

Mësohet se plumbat e prekën në fundshpinë, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.