Plagosja e biznesmenit në Sarandë, arrestohet një nga autorët

Është ndaluar një nga autorët e biznesmenit Spiro Iljadhi. Në prangat e policisë ka rënë Redjan Haderi, 33 vjeç nga Tepelena.

Haderi është ndalur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, ndërsa policia është në kërkim të dy të kërkuarve të tjerë.

Në këtë operacion, veç policisë së Sarandës po marrin pjesë edhe ajo e Gjirokastrës dhe e Tepelenës.

Mësohet se Haderi ka pranuar krimin para oficerëve të policisë, ndërsa ka nënvizuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit. Haderi nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ai njihej si një person me precedent të shumfishtë penal.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.