Plagosi veten me thikë, gruaja vdes në spital
Një ngjarje ndodhi sot në Durrës, ku si pasojë ka humbur jetën një 54-vjeçare.
Bëhet me dije se ajo ka plagosur veten me thikë.
Si pasojë e plagëve të marra, ajo ka humbur jetën në spital.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 në Durrës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe tha se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
“Rreth orës 16:15, ka shkuar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasja A. D., 54 vjeçe, banuese në lagjen nr. 17 Durrës, e cila dyshohet se është vetëplagosur me mjet prerës (thikë). Si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nuk janë zbardhur ende shkaqet që e detyruan 54-vjeçaren të ndërmarrë këtë akt ekstrem.
Sorry, the comment form is closed at this time.