Përplasi nënën me tre fëmijë dhe rreh partneren, arrestohet shqiptari në Itali

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane.

Nën efektin e alkoolit, fillimisht ai theu xhamin e përparmë të makinës së një zonje e cila kishte tre fëmijë me vete në automjet, pasi nuk kishte ndezur sinjalin për të sinjalizuar ndryshimin e drejtimit.

Më pas ka goditur partneren e tij përballë karabinierëve, të cilët kanë ndërhyrë pas thirrjes së shoferes dhe më pas ka goditur të njëjtët karabinierë që e kanë arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në Kajro Montenorre në provincën e Savonës.

31-vjeçari u arrestua për dëmtim, rrahje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.