Përplasen dy makina në kryqësimin e Laknasit, njëri nga shoferët përfundon në spital
Një aksidenti rrugor ka ndodhur ditën e sotme në kryqëzimin e Bërxullës me Laknasin. Përplasja ka qenë aq e fortë, sa mjetet kanë goditur edhe një tjetër makinë të parkuar aty afër.
Nga informacionet paraprakë të policisë thuhet se i plagosur ka mbetur njëri nga drejtuesit e makinave, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Informacion paraprak
Me datë 15.12.2020, tek kryqëzimi i Berxullës me Laknasin, janë përfshirë në përplasje mjetet me drejtues V.B., 75 vjeç, me mjetin me drejtues E. P., 43 vjeç si dhe një mjet i parkuar aty në afërsi. Si pasojë e përplasjes së mjeteve është dëmtuar njëri nga drejtuesit e mjetit shtetasi V.B, i cili është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sorry, the comment form is closed at this time.