Një burrë gjendet i pajetë në mes të rrugës

Një trup pa shenja jete është gjetur në rrugën Dukat-Fushë.

Nga konstatimet e para, policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një 70-vjeçar.

Dyshohet si ngjarje aksidentale, por ndërkohë vijojnë hetimet.

Njoftimi

Rreth orës 16:50, në Dukat-Fushë, në anë të rrugës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Q. H., rreth 70 vjeç, banues në Dukat.

Paraprakisht dyshohet ngjarje aksidentale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të humbjes së jetës së 70-vjeçarit Q. H.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.