Ngjarje e rëndë/ 22- vjeçari gjendet i pajetë në dush

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Kavajës. Një 22-vjeçar, me iniciale M.F, është gjetur i vdekur në banesën e tij.

I riu është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, ndërsa ka qenë duke bërë dush. 22-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht ndërsa vuante edhe nga epilepsia (sëmundja e tokës).

Gjithsesi do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të zbardhë shkaqet e vërteta të vdekjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.