Nga vjedhjet tek kokaina dhe dhuna në familje, bien në pranga 6 qytetarë

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë orëve të fundit për vepra të ndryshme penale.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. M., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë”, njoftoi policia.

Ndërkohë dy persona të tjerë M. Sh., 35 vjeç dhe K. Xh., 43 vjeç, janë arrestuar në flagrancë për vjedhje të kryer në bashkëpunim.

Një tjetër shtetas është arrestuar nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, pasi ka ushtryar dhunë fizike dhe  psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka dëmtuar paisjet elektroshtepiake në banesë. Ai është shtetasi A. S., 51 vjeç.

Ndërkohë, është arrestuar 61 vjeçari A.M., në kërkim për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.

Policia njoftoi se A. A., 38 vjeç dhe A. L., 49 vjeç, u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.