Nga Noizy tek Ledri Vula/ I plagosuri është pronar i lokalit të VIP-ave në Sarandë (FOTO)

Zbulohen detaje të reja nga plagosja e biznesmenit 35-vjeçar Spiro Iljadhi në Sarandë.

I riu që u qëllua në orët e para të mëngjesit të sotëm me 20 plumba është pronar i një prej lokaleve më të njohura dhe më të frekuentuara në Sarandë “Bar Orange”. Nga një vëzhgim në faqen e lokalit në rrjete sociale bie në sy numri i lartë i personave që e frekuentojnë dhe të ftuarit specialë të cilët janë disa prej këngëtarëve më të njohur në vend. Bëhet fjalë për reperët Noizy, Ledri Vula, Majk, edhe Gena.

Spiro Iljadhi disa ditë më parë kishte hapur një degë të lokalit në Ksamil të quajtur “Orange Pizza & Grill Lounge”.

Iljadhi ka marrë plagë të rënda dhe është nisur drejt spitalit të Traumës, ndërsa i plagosur mbeti edhe një pushues që ishte rastësisht në vendin e ngjarjes.

Nga ana tjetër policia ka shpallur në kërkim Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadër.

Sipas policisë, përplasja me armë erdhi pas një konfliktit të çastit. /shqip/

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.